Ora News –Sigurimi i automjeteve, Braçe -Shehi debate për shtimin e borxhit të kompanive

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetët e maxhorancës i kanë kërkuar llogari kryetares së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare në lidhje me problemet ne funksionimin e tregut të sigurimeve në vend. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe e cilësoi të pajustifikueshme rritjen e borxhit për kompesimin e qytetarëve ndërsa kërkoi që AMF të zbatojë rekomandimet e Kontrollit të LArtë të Shtetit për të bërë transparenc më bilancet e kompanive.
Erjon Braçe: Ti japim kohë pa pushim, pa pushim që këta të gjejnë mundësinë të paguajnë. Kur kanë marrë detyrimin kontraktual të paguajnë çdo lloj dëmi.
Kryetarja e AMF u shpreh se kjo situatë ka ardhur e ndikuar nga zvarritjet e vendimeve të gjykatave dhe nëse kompanitë do të detyroheshin të paguanin të gjithë borxhin njëherësh do rrezikonin falimentin.
Enkeljeda Shehi: Në fund të 2015 përsëri stoku është rreth 1.3 mld lekë.
Dikutime në komision pati edhe në lidhje me rritjen e çmimit të sigurimeve të automjeteve. Kryetarja e AMF e cilësoi të pajustifikur rritje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sigurimi-i-automjeteve-brace-shehi-debate-per-shtimin-e-borxhit-te-kompanive/