Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Elbasan, rruga e Funarit, njësi administrative, vetëm 15 km larg qytetit, prej një viti vijon të jetë e dëmtuar nga reshjet intensive të dimrit të kaluar. Aktualisht rruga kalohet vetëm me një sens, por jashtë kameras, ekspertët thonë se nëse nuk ndërhyhet zona e dëmtuar rrezikon shembjen totale, duke lënë për pasojë rreth 3 mijë banorë të izoluar.
Dy prej segmenteve kryesore të qarkut të Elbasanit, aksi Elbasan-Librazhd dhe rruga në zonën e Funarit, prej një viti vazhdojnë të jenë të dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së bazamentit nga lagështira.
Njësia administrative e Funarit, rrugë të vetme lidhëse me qytetin e Elbasanit ka këtë aks të dëmtuar, i cili nëse nuk ndërhyhet për ta sistemuar, rrezikon të bëhet i pakalueshëm. Për pasojë mund të izolohen të paktën 3 mijë banorë.
E njëjta situatë është dhe në aksin nacional Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë, ku vërshimi i lumit Shkumbin dimrin e para një viti, e la këtë segment të kalueshëm vetëm me një sens.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-funarit-nese-nuk-riparohet-rrezikon-te-izoloje-3-mije-banore/