Ora News –Tregu i Milotit, kreu i Bujqësisë Lezhë: S’duhet hapur, pa standarde

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas problemeve nga dermatoza nodulare, ekspertë të bujqësisë kanë ngritur shqetësimin e mungesës së kushteve të tregtimit, kryesisht në tregun e gjësë së gjallë në Milot. Sipas kreut të Drejtorisë së Bujqësisë së qarkut Lezhë, ky treg nuk plotëson asnjë lloj standardi, ndaj nuk duhet hapur. Megjithatë, në fundjavë tregtarët vijojnë të mblidhen duke shitur bagëti të destinuara për në thertore.
Të mbledhur në Drejtorinë e Bujqësisë në Lezhë, për të diskutuar rreth masave që duhet të ndërmerren për të formalizuar tregjet bujqësore dhe blegtorale, mjekë veterinerë, përfaqësues të njësive vendore të qarkut dhe AKU kanë prezantuar situatën me të fundit duke kërkuar më shumë kontroll ndaj thertoreve, levizjen e kafsheve, matrikullimin e tyre, tregjet, dermatozen dhe sigurine ushqimore ne pergjithësi.
Duke iu referuar tregut të gjësë së gjallë në Milot, Drejtori i Bujqësisë në Lezhë, Ndoc Lleshi, thotë se nuk plotëson asnjë standard, duke u kthyer në një rrezik serioz për konsumatorin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tregu-i-milotit-kreu-i-bujqesise-lezhe-sduhet-hapur-pa-standarde/

Free Traffic Exchange