http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas debatit ne emisionin ?Dritare? te Rudina Xhungës, ku u fol lidhur me pretendimin e mbulimit te shtatores se Skënderbeut, gjate faljes se Kurban Bajramit, reagoi dhe avokati Spartak Ngjela. Ne fakt zoti Ngela sqaron deklaratën, qe sipas tij është keqkuptuar kur shprehej se Myftiu i Tiranës duhej arrestuar. Ai thotë per Vizion Plus se është takuar me Myftiun e Tiranës Ylli Gurra. Ky i fundit e ka siguruar avokatin se fraza qe shqiptaret janë te gjithë turq, nuk është artikuluar prej tij.
Ngjela tha se deklarata të tilla bëhen dhe nga persona të cilët nuk kane lidhje me fenë myslimane, ndërsa shteti duhet të verë dorë, pasi prishet harmonia fetare.
Shkak për deklaratën e forte te avokatit u bënë qëndrimet e ditëve të fundit për Skënderbeun, nga përfaqësues jo zyrtare të besimit mysliman.