Veliaj inspekton punimet e kopshtit numër 18 - News, Lajme - Vizion Plus

2018-01-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijët e njësisë 2 do ta gjejnë kopshtin e tyre me mjedise krejtësisht të reja dhe kushte më të mira. Bashkia e Tiranës thotë se po punon për rikonstruksionin e plotë të godinës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punimeve, ndërsa shtoi se kopshti do të ulë edhe ngarkesën në kopshtet e tjera përreth tij.

?Po përpiqemi të kapim çdo ditë, që viti i ri shkollor të na gjejë gati me kopshtet, çerdhet e shkollat e Tiranës. Kësaj here jam disafish më i lumtur sepse kopshti i fundit në ?buqetën? e kopshteve që kemi rregulluar në Tiranë qëllon që është kopshti im dhe siç thotë ajo shprehja: ?Këpucari këpucët e veta i rregullon në fund?, edhe kopshti im në fakt po rregullohet i fundit, megjithatë është lajm i mirë jo vetëm për mua, por edhe për prindërit që fëmijët e tyre janë të detyruar t?i çojnë në kopshtet 40 ose 41.?

Veliaj shtoi se është programuar që vitin e ardhshëm t?i kushtohet një vëmendje më e madhe çerdheve dhe kopshteve në zonat rurale.

?Kemi planifikuar që vitin tjetër fokusin ta kemi në kopshtet e çerdhet e zonave rurale. Kemi shumë kërkesa në Ndroq, në Pezë, në Vaqarr. Do të duhet të ofrojmë shërbime edhe atje, përndryshe do të riskojmë që të përsërisim historinë e shkollave ku të gjithë transferohen në Tiranë nga zonat rurale, sepse preferojnë shërbimin e Tiranës. Nëse do të ofrojmë të njëjtin shërbim kudo, atëherë do ulet edhe ky presion për shërbime, edhe në trafik, por edhe në kosto financiare të gjithë atyre që duhet të lëvizin përditë, për të marrë shërbimet në Tiranë.?

Rikonstruksioni i kopshteve dhe çerdheve publike sipas Bashkisë, ka rritur ndjeshëm edhe kërkesën e qytetarëve për t?i çuar fëmijët e tyre në to.