Shkrepët raketë balistike drejt pallatit mbretëror në Arabinë Saudite caku mbreti saudit (VIDEO)

2017-12-19 429

Lëvizja rebele jemenase Huthi njoftoi se me raketë balistike ka qëlluar kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Televizioni Al-Masira, i afërt me lëvizjen shiite Husi, lajmëron se objektiv i sulmit ka qenë pallati mbretëror Yamama në të cilën është vendosur edhe rezidenca e mbretit saudit Salman bin Abdelaziz.

Burimi i njëjtë nuk bëri të ditur detaje për pasojat e sulmit.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror saudit Al-Ekhbariya raporton se forcat saudite interceptuan dhe shkatërruan raketën armiqësore balistike në jug të Rijadit.

Militantët Huthi edhe më 4 nëntor me raketë balistike qëlluan aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Rijad, ndërsa forcat prosaudite të sigurisë interceptuan rrugës drejt objektivit.