Bllokohen sërish hetimet për vdekjen e turistes ruse Ksenia Royk e cila më 21 Korrik humbi jetën në plazhin e Ksamilit.
Sipas faksimiles të siguruar nga Report Tv policia shkencore i është përgjigjur një ditë më parë prokurorisë ku sqaron se ?fijet e flokut të gjetura në helikën e skafit të drejtuar nga Ermal Fataj, nuk mund të identifikojnë AND?.
"Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej dy fijeve të flokut (provë materiale) opbjekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin "Mali" nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me analizën e ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH", thuhet në përgjigjen e laboratorit të Policisë Shkencore.
Kjo përgjigje u prit prej 45 ditësh aq sa gjykata caktoi si masë sigurie arrest me burg për Fatajn deri një ditë më parë kur dhe ky afat skadoi.
Por Fataj nuk u lirua dhe ndaj tij u shtua një masë me 30 ditë burg pasi prokuroria ka vendosur që me anë të letërporosive të kërkoj një analzë jashtë vendit.