Disa fakultete mbyllin procesin e regjistrimit që në raundin e parë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-11-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo 19-vjeçare nga Vlora është një nga maturantet ekselente te vendit dhe studentja me e re e Fakultetit te Drejtësisë. Ana Lena kryesonte listën e fituesve te degës se Drejtësisë dhe tashme e ka bere zgjedhjen e saj. Ajo refuzoi çdo oferte, madje dhe bursën e qeverise, si nje nga 10 maturantet ekselente për studime ne një nga Universitet e Stambollit.

Ana është regjistruar qe ne fazën e pare te këtij procesi, ashtu siç e përcakton udhëzimi. Por edhe mbi 90% kandidateve fitues te degës se Drejtësisë tashme janë zyrtarisht studente. Dekani i Fakultetit, Artan Hoxha, tregon per Vizion Plus se Drejtësia, ashtu si Mjekësia, po mbyll regjistrimet qe ne raundin e pare.

Reforma ne arsimin e larte e veçanërisht ajo ne Drejtësi, ka prekur edhe programet e këtij Fakulteti, si dhe rregullat per t?u bere magjistrat. Dega e Juridikut do te jete pese vjet dhe per te konkurruar per magjistrature detyrimisht duhet te kesh 3 vjet stazh pune.

Me programin e integruar 5-vjeçar, krahas Anes, ish- maturantes ekselente, do te ndjekin vitin e pare te Drejtësisë edhe 749 te rinj. 8-ta është nota me e ulet mesatare tek pranimet per këtë vit ne Fakultetin Juridik.

Free Traffic Exchange