Vetëm dy ditë para nisjes së seancës së parë plenare, LSI ka mbledhur sot grupin e ri parlamentar për caktimin e prioriteteve të cilat kjo forcë politike do të ketë në vijim .
Në fjalën e saj kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se grupi do të votojë cdo gjë që ka të bëjë me Integrimin pasi ky është objektivi i LSI-së. Ajo shtoi se LSI do të mbështesë çdo inisiativë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik dhe do të jetë në opozitë me keqqeverisjen
?Do të kemi qëndrim të jashtëzakonshëm për pasurimin e jetës parlamentare, do të kemi risi në jetën parlamentare me shumë iniciativa, dhe do jemi shumë vigjilentë për ato që flenë në sirtarët e kuvendit. Nuk do të ketë asnjë tolerim për mungesa të deputetëve. Pozicionimi ynë si parti opozitare është shumë i qartë, i ka munguar vendit prej shumë kohësh?- tha ajo.