http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ngre alarmin për përpjekje të blerjes së jetës politike. Në mbledhjen e parë të grupit të ri parlamentar të Lëvizjes, ajo tha se prioriteti i deputetëve të LSI-së do të jetë fuqizimi i politikës dhe aktivitetit opozitar.
Duke ripërsëritur qëndrimin se qeveri e vogël, do të thotë korrupsion më të madh, Kryemadhi tha se deputetët e LSI-së do të mbështesin çdo nismë qe ndihmon integrimin.
Monika Kryemadhi, nuk ngurroi të kritikonte PD, duke thënë se vetëm grupi i deputetëve të LSI-së do t?i japë vendit opozitën që ka munguar prej vitesh.