Brenda këtij muaji qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë për çdo litër karburant që do të blejnë. Flamur Makishti përfaqësues i Unionit të Shoqërive të Karburanteve, thotë se xhepat e shqiptarëve do të rëndohen, duke paguar nga 10 deri 15 lek për litër. Nga 165 që mesatarisht është sot një litër naftë, në fund të muajit do të shkojë në 180 Lekë/L.
Përfaqësues të shoqërive te karburanteve sqarojnë se shkak për shtrenjtimin e karburantit është rritja e taksës së rilicencimit për çdo pikë karburanti që bëhet 3 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës nga 1 milion lekë që ishte dhe 1 milion lekë për bashkitë e tjera, nga 100 mijë lekë që ishte. Kjo takse sipas burimeve nga Ministria e Energjisë u rrit për shkak të kërkesave të bashkive./KLAN PLUS