Edhe qentë në rrjetet sociale

2017-11-07 3

Rio dhe Buddy janë dy qen që jetojnë në Tiranë. Ata mund të konsiderohen si VIP-a në sojin e tyre, pasi disponojnë llogari në rrjete sociale. Madje edhe për këtë takim, që mesa duket do t?ua shtojë më tej famën, ora dhe vendi u vendosën pikërisht në Instagram.

Rio dhe Buddy kanë mbi një vit që janë njohur në një nga konkurset e qenve. Njohja e tyre u thellua dhe më tej kur ata hapën faqet e tyre në rrjete sociale dhe u bënë miq të ngushtë.

Në të vërtetë inteligjenca e qenit nuk ka arritur deri aty sa ata të shkruajnë apo të përdorin teknologjinë, por janë pronaret, në këtë rast dy vajza, Enxhi dhe Kristi, që të pasionuara aq shumë as qenve kanë vendosur të hapin llogari në Instagram në emër të qenve.

Ka qenë pikërisht miqësia virtuale mes Rios dhe Buddyt që krijoi miqësinë mes Enxhit dhe Kristit.

?Në fakt Rio ka njohur shumë shokë dhe shoqe nga Instagrami, ku kemi dalë dhe ka rezultuar që ishte shoqëri e vërtetë.?

?Buddy e Rio, që janë njohur që janë njohur nëpërmjet Instagramit, ndonjëherë dalin bashkë, edhe për kafe, edhe për xhiro?

Rio ka mbi një mijë ndjekës në Instagram ku ka postuar foto që nga festa e ditëlindjes së tij, deri tek veshja me flamurin kombëtar. Ndërsa Buddy ka 260 ndjekës, prej të cilëve merr shumë komplimente. Miqtë e tj në këtë rrjet janë po ashtu si ai, por nuk mungojnë dhe profile që janë në emër të njerëzve që kanë preferuar ta bëjnë mik Buddy-n.

Tendenca e hapjes së llogarive në rrjete sociale në emër të kafshëve shtëpiake, është një akt dashamirësie nga pronarët e tyre. Ndoshta në të ardhmen, shkenca mund të zhvillohet deri ne atë shkallë, sa të mundësojë që kafshët të komunikojnë mes tyre nëpërmjet teknologjisë, pa ndihmën e njerëzve. Deri atëherë, Rio dhe Buddy do të komunikojnë me përkthyes./KlanPlus

Free Traffic Exchange