Teskti. Zaho Balili
Libri. Paskan celur manushaqet
Kendon. Mimoza Kosturi
Nënë moj, e mira nënë
Udhë e largët më kish marrë
gji e zemër më kish çarë
nënë moj, e mira nënë.
Det i thellë e pamatur dhembshurie
sa më prite atë natë, ti e dije
Nënë moj, e mira nënë.
Era vjen e më thotë dy fjalë
Ulërinte si e marrë,
Nënë moj, e mira nënë.
Hajde të kalojmë malë
dhe s'më tha ç'më kishte ngjarë,
Nënë moj, e mira nënë.
Erdha s'të gjeta të gjallë
u ula të putha ballë,
Nënë moj, e mira nënë.
Të putha gjirin e tharë
po dot nuk ia nxora mallë,
Nënë moj, e mira nënë.