Report TV - Tepelenë,kapen 123 kg kanabis pranga 58-vjeçarit, procedohet i moshuari

2017-10-24 2

Rreth 123 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Tepelenës, gjatë dy akisoneve.

Policia e Tepelenës bën me dije se është arrestuar 58-vjeçari Seit Bejko dhe po procedohet në gjendje të lirë një tjetër person.

"Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Seit Bejko dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Dukaj, Tepelenë, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni "VJOSA""thuhet në njoftimin për mediat.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 66 kg.