Sekuestrohet një ton kanabis në Karaburun, ndërsa destiancion Italia...
NJOFTIMI I PLOTË
Operacioni nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Guardia Di Finanza dhe Roja Bregdetare.
Sekuestrohen 1 110 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe një mjet lundrues Gomone
Operacioni ka nisur mesditën e datës 05.09.2017 dhe është ende në vijim.
Më datë 05.09.2017, rreth orës 14:44, në Sallën Operative të DVKM Vlorë, ka ardhur një telefonatë për largimin nga vendbazimi të një mjeti lundrues, pa kryer procedurat e daljes në det.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, Reparti Special ?Delta? dhe GdF, kanë dalë në det dhe kanë filluar kërkimin e mjetit lundrues në zonën detare Shën Jan-Kepi i Gjuhëzës, në Karaburun.