Nga Velipoja ku po zhvillon mbledhjen me kabinetin e ri, Rama ka marrë vendimin e dytë të qeverisë.
E ndërsa në Vlorë u vendos që 2018 të jetë ?Viti i Skënderbeut?, në Velipojë Rama së bashku me ministrat ka vendosur objektiv, që brenda 100 ditëve të para të kabinetit të ri të marrë fund burokracia në zyrat e shtetit.
Sipas tij, në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milionë certifikata, të cilin ai e cilëson si konsum skandaloz kohe, lekësh dhe nervash që do mbarojë me qeverinë e re.
?Guinness: Në 1vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion certifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re.
Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë.