Pak ditë para hapjes zyrtare, punimet në Unazën e Re të Tiranës janë drejt përfundimit. Vijëzimi është i vetmi detaj që pritet të mbyllet, ndërsa punime të tjera po zhvillohen edhe në rrugët dytësore, mbikalimet dhe nënkalimet përreth.
Zhbllokimi i trafikut, lehtësia në lëvizje dhe ana estetike, janë disa nga mendimet e qytetarëve të dhënë për Report Tv rreth projektit të Unazës së Re.
"Unaza e re do shërbejë shumë, është e shumë e nevojshme se zhbllokohet trafiku, tani do jemi më të lirshëm, duhet të ishte bërë më përpara. Është bërë për bukuri, na shërben shumë, binte shi dhe ishte baltë lagështire, për bukuri e kanë bërë. Për bukuri e kanë bërë, e vlerësoj shumë , kemi dalë në drite mbas 20 vitesh?, shprehen banorët pranë unazës së re.
Ndërsa të tjerë banorë sugjerojnë që parametrat e sigurisë duhen rritur veçanërisht në zonat më të populluara.