Ekipi i notit në Sarandë, po përballet me vështirësi të shumta.
Edhe pse është nga ekipet e para të formuara në rang vendi, dita ditës të rinjtë që merren me këtë sport po e lënë vendin duke gjetur strehë në vendet fqinjë.
Trajneri i notit, Stefan Shendi thot se janë bërë kërkesa të vazhdueshme në Bashkinë e Sarandës, por deri tani nuk është marrë asnjë masë dhe nuk ka asnjë përgjigje.
?Me gjithë rezultatet dhe kërkesat në Bashki, qoftë në drejtimin e zonjës Florjana dhe drejtuesit e mëparshëm, kemi rënë në vesh të shurdhër. Na kanë abandonuar, na kanë lënë në harresë.
Sportistët kanë zënë kategoritë e para në garat individuale dhe nuk janë trajnuar asnjëherë, as ekonomikisht as me benefite ushqimore?, shprehet trajneri Shendi.
Sipas trajnerit të notit edhe pse ekipi i Sarandës ka marrë medalje asnjëherë nuk ka përfituar asnjë benefit, mbi të gjitha notarët e rinjë bëjnë stervitje vetëm gjatë përiudhës së verës pasi mungon një pishinë në të cilën mund të kryhen stervitje edhe gjatë stinës së dimrit.