Ora News – Akuzohet se vrau turisten ruse në Ksamil, edhe 30 dite burg për Fetajn

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata shtyn me 30 ditë afatin e qëndrimit në burg për të arrestuarin që akuzohet se shkakoi vdekjen e turistes ruse në Ksamil.
17 vjeçarja u gjet e mbytur më 21 korrik në vendin e quajtur ?3 Ishujt? Ksamil në Sarandë.
Pas kryerjes se autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella ne pjesën e kokës, si edhe ne pjesën anësore te trupit, te cilat i kishin shkaktuar vdekjen.
Për këtë policia arrestoi dy ditë më pas Ermal Fetajn.
Aktualisht laboratori i Policisë Shkencore nuk e ka përcaktuar ende nëse mbetjet në skaf janë të turistes ruse.
Do të kryhet një ekspertizë tjetër për të provuar nëse Ermal Fatajn është autori i vrasjes.
?Janë marrë për ekzaminim fijet e flokëve (tre materiale) që janë gjetur në mjetin lundrues me mbishkrimin ?Mali? dhe nuk u pëfitua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me analizën e ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH? thuhet në dokumentin e dalë nga Laboratori i Policisë Shkencore, siguruar nga Ora News.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akuzohet-se-vrau-turisten-ruse-ne-ksamil-edhe-30-dite-burg-per-fetajn/