Ora News – Shijak, banorët në protestë kundër grumbullimit të mbetjeve spitalore

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërtimi i një inceneratori për grumbullimin e mbetjeve spitalore por edhe veterinare dhe më pas asgjësimin e tyre pranë një zone të banuar në Shijak ka futur në konflikt banorët dhe bashkinë e këtij qyteti me firmën kontraktuese por edhe me Ministrinë e Mjedisit.
Banorët shprehen kundër ndërtimit të këtij impianti , duke e akuzuar firmën se po merr përsipër asgjësimin e mbetjeve të konsideruara të dëmshme ende pa krijuar teknologjinë e duhur.
Banorja: Ndotja e ajrit, gazrat ku do clirohen? Do clirohen në ambient. Po ndeze zjarr për të djegur barishte po ndotet ajri.
Banor: Shtëpia ime është 50m, ja ku është. Jam kundër kësaj nuk diskutohet, nuk ikim nga këtej po nuk u rregullua ky.
Por përfaqësues të firmës gjatë marrjes në pyetje të policisë kanë deklaruar se disponojnë një leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe se kanë kapacitete e duhura për këtë impiant.
Vetë bashkia e Shijakut e cila nuk e ka dhënë miratimin për këtë impiant thotë se kompania e ka nisur aktivitetin në mënyrë të paligjshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shijak-banoret-ne-proteste-kunder-grumbullimit-te-mbetjeve-spitalore/