http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I cilësuar si Monument Kulture i kategorisë së parë, Pazari i Korçës nuk i ka shpëtuar grabitjes. Vetem pak kohë pas rikonstruksionit ne një vlerë prej 5 milionë dollarë, hajdutët kanë marrë shumë prej ulluqeve prej bronzi për shkarkimin e ujerave. Grabitja më e madhe është në zonën periferike të pazarit, ku edhe lëvizjet janë më të pakta. Banoret tregojnë se edhe para rikonstruksionit vjedhjet kanë qenë sistematike në pazar
Drejtoria e Monumenteve te Kulturës ka denoncuar rastin ne polici, por nuk ka ende asnjë te ndaluar. Por ajo që bie në sy është se në pjesën ku kanë ndodhur grabitjet nuk ka kamera sigurie, që do të ndihmonte në identifikimin dhe arrestimin e autoreve. Pazari i Vjetër është i përbëre nga rreth 140 dyqane me arkitekture të veçantë të fundit të shek 19, ndërsa fillesa e tij daton në shekullin e 15.