Report TV - Kryemadhi:Qeveri e vogël por do të jetë me korrupsion të madh

2017-10-24 0

?Kemi një qeveri të vogël por jemi të bindur që do jetë me korrupsion të madh. Lufta e LSI-së do jetë frontale për të adresuar dhe zgjidhur problemet, Lufta jonë do të jetë frontale? kështu u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një aktiviteti të organizuar për 13-vjetorin e krijimit të kësaj force politike.

Në fjalën e saj para medieve Kryemadhi u shpreh se rreth 225 mijë votues i besuan votën LSI edhe pse kanë qënë përballë presionit të policisë.

?Zgjedhjet e 25 qershorit edhe pse të deformuara, 225 mijë votuesit kanë qenë heronj që edhe përballë presionit dhe policisë së kriminalizuar i besuan LSI-së. Përgjegjësia sociale ka qenë motoja e LSI-së që në themelimin e saj. Grupi parlamentar do të jetë shumë aktiv, me nisma jo vetëm në shërbim të qytetarëve?, deklaroi Kryemadhi ku së bashku me të rinjtë kanë mbjellë penë në fushën e Aviacionit në Tiranë.

Free Traffic Exchange