Pas Luçiano Moxhit dhe Mark Julianos, Partizani afron një tjetër emër të madh të futbollit Botëror.
Klubi kryeqytetas ka afruar edhe brazilianin e famshëm Bebeto i cili do ketë rolin e këshilltarit të presidentit Demi dhe atë të përfaqësuesit të klubit në Amerikën e Jugut.
Ai është prezantuar në ambientet e klubit dhe shprehet i impresionuar nga futbolli shqiptar:
"Kënaqësi që jam këtu, presidentin Demi e kam mik dhe do jem keshillatar i presidentit Demi i cili mendon shume per te ardhmen e klubit dhe akademine.
Gjithçka që kam bere per futbollin e kam bere me pasion dedikim dhe shume pune. Kam sjellë një lojtar brazilian që ka shume talent do sjellim lojtare te tjere shume te mire nga amerika e jugut per Partizanin".