Report TV - Do të djegin kafshë dhe mbetje në Shijak, banorët në protestë

2017-10-24 1

SHIJAK - Ndërtimi i një inceneratori për grumbullimin dhe djegien e mbetjeve dhe kafshëve në periferi të Shijakut, ka ngritur në protestë banorët.

Këtë të mërkurë, banorët e lagjes "Brigada e 10 sulmuese" janë përplasur me përfaqësues të firmës private dhe Ministrisë së Mjedisit.

Banorët për Report Tv: Na rrezikohet shëndeti
Protestuesit janë shprehur për Report Tv se u rrezikohet shëndeti nga ky impiant i cili planifikohet të ndërtohet pranë zonave të banuara.

Koncesioni i është dhënë kompanisë "Jamarbër Group" sh.p.k, ndërsa banorët akuzojnë se gjithçka është ndërmarrë pa transparencë dhe pa zhvilluar asnjë dëgjesë publike me përfaqësues të komunitetit.

Free Traffic Exchange