Tre operacione antidrogë, sekuestrohen 82 kg kanabis - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 82 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar këtë të mërkurë në tre operacione në Vlore, Gjirokastër dhe Durrës. Sasia e parë e drogës u gjet në banesën e 53-vjeçarit Bujar Nushaj në Vlorë. Ai u shpall në kërkim nga policia, pasi akuzohet për dhunë në familje. Por gjatë kontrollit, agjentët i zbuluan në shtëpi edhe rreth 26 kg hashash.

Në Durrës, policia sekuestroi 32 kg kanabis, ndërsa shpalli në kërkim poseduesin e tij. Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan në gjendje jo-funksionale në qytetin bregdetar. Uniformat blu thanë se 41- vjeçari i shpallur në kërkim është dhe pronar i dyqanit ku u gjet droga.

Rasti i tretë u regjistrua në Gjirokastër ku u kapën rreth 24 kg kanabis në Memaliaj dhe Kakavije ndërsa është shpallur në kërkim nje 25-vjeçar. Lënda narkotike ishte e fshehur në automjetin e të riut. Pas thirrjes nga policia për të ndaluar ai është larguar me shpejtësi, ndërsa hodhi në rrugë dy thasë plastmasi me drogë. Ai ka braktisur më pas automjetin në fshatin Krahës, duke i shpëtuar policisë.