Ora News - Bushati: Reformimi i BE në 2019 do të ulë vëmendjen e zgjerimit

2017-10-24 0

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati deklaroi sot se viti 2018 do të jetë vit vendimtar për Shqipërinë sa i takon procesit të integrimit në BE.
Duke folur në Këshillin e Integrimit, Bushati nuk preferoi të bjerë në lojën e datave për hapjen e negociatave por u shpreh optimist për një vendim pozitiv për Shqipërinë.
Bushati: Vitet e shkuara është luajtur shumë me datat. Loja me datat ka filluar tani.Elementi kryesor ku duhet të referohemi është ai konvergjent.Mënyra si funksionojnë institucionet tona, mënyrën si reformohet shteti dhe shoqëria shqiptare, situata ekonomike. Këto janë tema që krijojnë presionin e domosdoshëm në shoqëri në mënyrë që qeveritë, vendimarrësit kryesorë të marrin vendimet e duhura dhe të drejta.Duke qenë se jemi para fillimit të parlamentit të ri, shpresoj shumë që vullneti politik qeveri-opozitë tek ky proces do duhet të demonstrohet me një cilësi më të madhe dhe me një bashkëpunim dhe më të strukturuar se në të kaluarën. Gjithë aktorët politikë shpresoj të kenë nxjerrë mësimet e duhura. 2018 është viti vendimtar, vetë BE në pranverën e 2018 do diskutojë për paketën e zgjerimit dhe në rast të një vendimarrje për ne që shpresojmë që do të jetë pozitive për hapjen e bisedimeve për anëtarsim, periudha 1 vit e gjysëm përpara do jetë vendimtare sepse 2019 do të jetë rinovim institucionesh ne BE. Dhe kur ka rinovim insitucionesh dhe mandatesh nuk ka domosdoshmërisht një fokus tek ky lloj procesi. Dhe në kuadër të ristrukturimit qeveritar është vendosur që procesi i integrimit europian të kanalizohet brenda një strukture unike duke u përgatitur për fazën e ardhshme, procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/negociatat-me-be-bushati-viti-2018-vendimtar-per-shqiperine/

Free Traffic Exchange