Report TV - Kuorumi, Dedja: Kushtetuesja ka vështirësi, por jo ngërç

2017-10-24 1

Megjithëse nga Gjykata Kushtetuese janë larguar dy prej anëtarëve të saj, kjo gjykatë do vijojë të funksionojë normalisht me përbërjes e saj të mbetur, prej 7 anëtarësh. Bashkim Dedja, kryetari i kësaj gjykate në një intervistë për ?Shqiptarja.com? deklaron se Gjykata Kushtetuese funksionon pasi ligji dhe Kushtetuta e ka parashikuar që seanca quhet e rregullt dhe që gjykata të shkojë në vendimarje, duhet të marrin pjesë të paktën 6 gjyqtarë dhe vendimarja është për pranimin ose rrëzimin e kërkesës me 5 gjyqtarë.