Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi gjatë kontrollit në një dyqan iu sekuestruan rreth 32.4 kg lëndë narkotike llojit kanabis sativa.
Gjatë operacionit të koduar ? The Shop? policia gjeti edhe lëndën narkotike e cila ishte e fshehur në një dyqan i cili ishte në pronësi të 41-vjeçarit.
"Më datë 05.09.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan(në gjendje jo-funksionale) u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
? rreth 32.4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa " thuhet në njoftimin për mediat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.