Policia e Tiranës ka zbardhur dy ngjarje kriminale të ndodhura në vitet 2014 dhe 2015, si dhe ka arrestuar autorin.
Ai është Eduart Dushku 41 vjeç, i dënuar më parë për vrasje.
Policia thotë se Dushku ka djegur qëllimisht një makinë në Sauk dhe i ka vendosur tritolin një lokali në të njëjtën zonë. Konkretisht, më 9 dhjetor 2014 ai dogji me benzinë një makinë BMË në pronësi të 65-vjeçarit me iniciale A.P.
Kurse në 25 shkurt 2015 Eduart Dushku i vendosi tritolin një lokali në pronësi të 40-vjeçarit me iniciale A.B.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për" Shkatërrim prone me zjarr " dhe " Shkatërrim prone me eksploziv".