Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fillon spektakli i tifozëve kuqezinj të cilët kanë udhëtuar në qytetin e largët Sturmicë. Edhe pse federeta maqedonase e futbollit e zhvendosi shumë larg nga Shkupi ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, tifozët tanë nuk u ndalën dhe u gjendën pikërisht atje.
Ndeshja e sotme në mbrëmje do të jetë spektakolare edhe në shkallët e stadiumit "Mlladost" të Strumicës, pavarësisht se 450 vende janë të rezervuara për tifozët e Shqipërisë.
Shumë prej tyre do të jenë jashtë stadiumit dhe do ta shohin ndeshjen në baret e qytetit të vogël maqedonas. Gjithesi kjo nuk i ka penguar tifozët kuqezi të ndezin sfidën ende pa filluar.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/shqipet-ne-strumice-fillon-spektakli-i-tifozeve-kuqezinj-ne-qytetin-e-larget/