Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 177 qytetarëve shqiptarë u është refuzuar dalja nga Shqipëria që prej hyrjes në fuqi në fillim të muajit gusht të masave shtesë në kufi për bllokimin e shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së.
Aktualisht janë forcuar edhe masat në drejtim të parandalimit të akteve terroriste.
Policia kufitare në Rinas bën me dije se gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e të huaj, ndërsa kanë dalë 201.332 shtetas shqiptarë e të huaj.
Gjatë gjithë muajit gusht ka pasur një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë , ku numri arrin deri në 13.500 shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë.
Aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.
Përgjatë muajit gusht, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 9 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale ?Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/azilkerkuesit-177-qytetareve-u-eshte-refuzuar-ndalja-nga-shqiperia/