Ora News – Berisha më i vjetri që duhet të hapë seancën, PD pa vendim

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse të shtunën me seancën për konstituimin e Parlamentit dhe nisjes së miratimit të qeverisë së re nis zyrtarisht sezioni i ri politik, në PD ka rënë heshtja ndërsa ende nuk janë zyrtarizuar emrat që do të drejtojnë organet e kësaj force politike në Parlament.
Jo zyrtarisht u tha se Basha në fillim do të mblidhte grupin e ri parlamentar për të diskutuar mbi aksionin politik, por edhe mbi emrat për kryetar dhe nënkryetar të grupit apo për kryetar dhe nënkryetar të komisioneve parlamentare.
Prej të dielës, kryetari i PD Basha nuk ndodhet në Shqipëri pasi është nisur drejt Kopnhagenit për të marrë pjesë në Asamblenë Politike të PPE, ku marrin pjesë drejtues të partive të djathta europiane.
Në takimin e kësaj të marte Basha bëri një pasqyrë të zhvillimeve politike në vend dhe ndau me politikanët e djathtë europianë vizionin e tij për të ardhmen e PD-së dhe të opozitës.
Ai ka theksuar rëndësinë që ka për opozitën dhe vetë demokracinë në Shqipëri reformimi i sistemit zgjedhor, për t?i dhënë fund përgjithmonë historisë së manipulimit të zgjedhjeve.
Por në kthimin nga Kopenhagenin Bashës do ti duhet të jetë aktiv në takimet me grupin parlamentar dhe jo vetëm, jo për faktin e zgjedhjes së emrave pasi ai i ka projektuar ndonëse nuk bëhen publik, por edhe për të diskutuar për protestën e paralajmëruar ditën e shtunë në orën 09:30 përpara Parlamentit, me qëllim bllokimin e Gramoz Rucit kryetar Parlamenti dhe Fatmir Xhafës, ministër i Brendshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/heshtje-ne-pd-ende-nuk-jane-zyrtarizuar-emrat-qe-do-drejtojne-organet-e-partise/