Anastas Angjeli: Të ulen taksat! - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Ekonomisë, sot deputet i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli është i mendimit se qeveria në mandatin e dytë të saj, duhet të zbatojë një politike fiskle më lehtësuese. Kjo nënkupton heqje apo reduktim të taksave, për të stimuluar investimet e huaja, aq shumë të nevojshme, por edhe për të nxitur sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si bujqësia.

?Mendoj se është koha e duhur për të aplikuar një politikë më liberale, më lehtësuese. Sidomos në bujqësi, nevojitet lehtësim të taksave për lëndët e para për fermerët. Ndërsa për investimet e huaja duhet të jemi konkurrues. Ende pas 27 vitesh, nuk kemi një zonë të lirë ekonomike.?

Në intervistën për Vizion Plus, Angjeli thotë se Partneriteti Publik Privat është i nevojshëm si skemë për të zhvilluar ekonominë, por duhen vlerësuar me kujdes projektet dhe sektorët ku duhen aplikuar.

?Partneriteti Publik Privat nuk është një shpikje shqiptare. Kjo është një përvojë e shumë vendeve. Rëndësi ka të shikohet se kush do të jenë projektet që do të përzgjidhen, cilët do të jenë sektorët e ekonomisë që do mbështeten. Ndërsa duhet parë dhe eficenca e programit, me qëllim kthimin e investimit?.

Lidhur me shkrirjen e disa ministrive, skema e re edhe pse nuk është më klasikja e qeverisjes, për Angjelin rëndësi ka produktiviteti i saj. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, pritet të zyrtarizojë programin e saj për 4 vitet në vijim, ku pritet të mësohet detaje lidhur me masat qe do të ndërmarrë në planin ekonomik.

Free Traffic Exchange