Akademia, Beqiraj: Kemi punuar. Fuga: Asnjë lek, pa produkt - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I ndodhur nen kritika të shumta për punën e Akademisë se Shkencave, kreu i ri i zgjedhur një ditë më parë, Gudar Beqiraj, ka pranuar reformimin e këtij institucioni. Akademia e Shkencave është akuzuar se fundmi se nuk ka punuar per te nxjerre produkte cilësore ne vitet e fundit, por kryetari Beqiraj thotë se kjo nuk është e vërtete. Kete te marte ka reaguar përsëri akademiku Artan Fuga, duke i dërguar nje leter publike kryeministrit Rama, duke e mbështetur atë për t?i prere fondet Akademisë se Shkencave.

?Mos u tërhiqni nga ajo që deklaruat, një Akademi me këtë kryesi të ri-ri-cikluar dhe përgjegjëse e penguese e reformës, me këtë Akademi të plakur, të kalbëzuar, pa transparencë, pa bërë transparencën e pastërtisë të figurës të Akademikut, të pareformuar, po nuk reflektoi shpejt, thellë, pa deklarime banalitetesh si dje, ndërpritini fondet! Përndryshe do të akuzoheni Ju si aleat i shpërdoruesve të fondeve publike!?

Ndërsa ministrja Lindita Nikolla ka reaguar duke thënë se çdo financim i mëtejshëm i Akademisë se Shkencave është bashkëfajësi ne humbjen e vlerave te këtij institucioni.

?Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni. Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj?.