Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Urgjencat e QSUT e kanë të domosdoshme dhurimin e gjaku për përballimin e urgjencave dhe patologjive të ndryshme.
Këtë herë kanë qenë stafi mjekësor i këtij spitali bashkë me atë administrative që kanë ndërmarrë nismën e dhurimit të gjakut, për të sensibilizuar në këtë mënyrë qytetarët që të bëjnë këtë akt.
Zv/drejtorja e QSUT, Mirela Hasanaj tha se nevoja për dhurimin e gjakut janë patologjitë që vijnë nga anemitë.
Hasanaj: Duke u nisur nga mungesat e vazhdueshme për gjak dhe nga nevojat e vazhdueshme të pacientëve tanë, drejtoria spitalore e morën këtë nismë sepse ne jemi këta që e përjetojnë këtë nevojë çdo ditë.
Mjekët kirurgë të shërbimeve të QSUT vunë theksin, në rëndësinë e dhurimit të gjakut, si i vetmi burim për sigurimin e tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sensibilizimiqsut-bluzat-e-bardha-dhurojne-gjak/