Arrestohet i kërkuari nga Lazarati

2017-10-24 1

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim prej dy vitesh, është kapur në Tiranë nga forcat operacionale. Ai është Aleksandër Kalemi nga Gjirokastra, i dënuar nga gjykata me 3 vite burg për heqje të paligjshme të lirisë.

Më 4 mars 2012, Aleksandër Kalemi në lagjen ?Dunavat? të Gjirokastrës mori peng dhe dhunoi tre persona Ergest Shelen, vëllain e tij Velo Sheles,si dhe Ergys Goxhajn.

Shkak është bërë pretendimi i një grupi prej shtatë personash nga Lazarati. Sipas tyre dy vëllezërit Shele dhe Goxhaj, nga Përmeti kishin tentuar t?i vidhnin një sasi lënde narkotike që ata kishin kultivuar dhe përgatitur për shitje. Të tre personat janë rrëmbyer pranë lagjes Dunavat, me një furgon të bardhë me targa amerikane, dhe janë dërguar në Lazarat, ku janë futur në një banesë të braktisur e janë mbajtur aty. P

ër këtë ngjarje, policia kishte akuzuar Tre kushërinjtë, Kasem, Alfons e Bako Buzheri, si dhe Arber Meçi, Bledar Muho e Aleksandër Kalemi. Në vitin 2013, për ta nisi procesi në Gjykatën e Krimeve të rënda, ku Alëksandër Kalemi, u dënua me tri vite burg për akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange