Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtatori i 2016-ës ishte një muaj i jubilar për shqiptarët, pasi Papa Françesku nga selia e shenjtë, shpalli murgeshën shqiptare Nënë Tereza, shenjt.
1 vit pas kësaj ngjarje të shënuar për kombin tonë, në Shkodër ajo u përkujtua me një veprimtari artistike në teatrin ?Migjeni? e cila erdhi nën kujdesin e Këshillit të qarkut.
Fillimisht për të pranishmit u shfaq një dokumentar mbi jetën e Nobelistes, e më pas nuk munguan këngët dhe pjesa artistike, e cila erdhi e interpretuar nën petkun e Nënë Terezes nga aktorja Merita Smaja.
Pjesa që ajo solli ishte përzgjedhur nga drama ?Nënë Tereza kur ishte Gonxhe?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/shkodra-perkujton-shenjtoren-nene-tereza/