Aldo Morning Show/ Ndahet nga e dashura, ja si hakmerret i riu në Fier (05.09.17)

2017-10-24 1

Një djalë rreth 20 vjeç nga qyteti i Fierit është ndarë nga e dashura dhe ka hyrë në shtëpinë e saj dhe ka tentuar të djegë motorrin e babait të saj për të marrë hak.
Po ashtu një tjetër ngjarje ka ndodhur në Fier ku dy kushërinj kanë shkuar të marrin nusen dhe duke qenë se rruga ishte e ngushtë janë përplasur dhe për shkak të konfliktit nuk kanë shkuar në dasmë.
Lajmi tjetër ka të bëjë me hajdutët e autobusëve të cilët po përdorin një tjetër teknikë për të vjedhur duke marrë me vete valixhe për ta lënë në autobus dhe për të marrë valixhet e pasagjerëve.
Po ashtu dy vëllezër nga Zharrëzi nuset e të cilëve ziheshin me njëra-tjetrën kanë shkuar tek një magjistare në Fier për të hequr magjinë, por pasi është kthyer një prej tyre ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar.