Rreth 211 kg e 700 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Vlorës.
Policia bën me dije se është arrestuar një person ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Operacioni është zhvilluar në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike kanabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë.
Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e banesës në të cilën u gjet lënda narkotike si edhe të tjera pasuri të cilat mund të jenë përfituara nga ky aktivitet kriminal.
Gjatë operacionit ? Fillim Vjeshte? ka rënë në pranga 41-vjeçari Dilaver Pecaj, banues në Trevllazër, ndrësa janë shpallur në kërkim 47-vjeçari me inicialet F.P dhe 34-vjeçari me inicailet A.M