Andrea Grace Bailey-Kay, që dy muaj më parë keqtrajtoi me rrip fëmijët e saj është marrë e pandehur për akuzën e ?Keqtrajtimit të miturve?. Në ditët në vijim Andrea Grace Bailey ?Kay do përballet me togat e zeza të gjykatës së Tiranës,lidhur me dhunimin e dy fëmijëve që ajo kishte birësuar në Amerikë.
Në dosjen e prokurorisë së Tiranës, thuhet se fëmijët Tadgh Magnus Bailey-Kay dhe Tavish Taog Bailey Kayme, janë larguar nga banesa e tyre për të mos u kthyer disa ditë. Shkak i kësaj largese është bërë dhunimi i vazhdueshëm që i ka bërë birësuesja e tyre.
Gjatë hetimit është zbuluar se e pandehura ka birësuar fëmijët jo për ti mbajtur dhe edukuar ata, por për të fituar para nga shteti i New Mexico SHBA. Një fakt i tillë tronditës del nga një e-mail që i ka dërguar shtetasi amerikan Gregory Johnson policisë së Tiranës.