Report TV - Ja kush i ka bllokuar institucionet e reja anti-korrupsion

2017-10-24 0

Përfaqësuesit e politikës kanë një shpjegim për bllokimin e finalizimit të institucioneve të reja anti-korrupsion, Byrosë Kombëtare e Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, projektuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin në nivele të larta.

Sipas tyre, fakultetet jopublike të drejtësisë nuk kanë paraqitur kandidatë nga radhët e personelit akademik për anëtarë të KLGJ dhe KLP. Referuar parashikimeve të ligjit nr. 95/2016 për SPAK (pika 6, neni 57), fillimi i muajit gusht ishte afati i fundit për ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja anti-korrupsion, kur parashikohej kalimi i dosjeve të krimit dhe korrupsionit në duart e organeve të reja.

Që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit, çështja e institucioneve të reja anti-korrupsion nuk është më pjesë e ligjërimit politik të partive kryesore, duke krijuar një perceptim të fortë se, politika nuk ka interes për t?u investuar në këtë çështje.