Ora News - Fuga: Të dorëhiqet kryesia e rizgjedhur e Akademisë së Shkencave

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Akademiku i njohur Artan Fuga, duke reaguar për Ora News në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Akademinë e Shkencave, tha se ato janë zhvilluar pa garë dhe debat.
Ai bën me dije se një muaj përpara zgjedhjeve u është dhënë shkresë që zgjedhjet do të zhvilloheshin më 4 shtator pa debate.
Fuga bëri përgjegjëse kryesinë e rizgjedhur duke e cilësuar si përgjegjëse për atë që ai e quan kalbëzim të Akademisë së Shkencave.
Fuga: Nuk është bërë akoma procesi i verifikimit të pastërtisë të figurave të akademikëve. Mbi të gjitha na janë imponuar zgjedhje pa debat që nuk kanë lidhje me Akademinë dhe shkencat. Unë kam disa vite që kërkoj që disa ide alternative të qarkullojnë në mjediset e Akademisë, por na janë mohuar nga një kryesi që riciklohet. Kemi një shkresë të 1 muaji përpara ku thuhet se zgjedhjet do të bëhen në këtë ditë dhe pa debat.
Në kushtet kur kryesia nuk ka nxitur një debat, nuk ka lejuar alternativa, kjo sjell për pasojë që edhe kandidatura të mos ketë dhe të bllokohen. Po të shikojmë rezultatin del gati 100%, që do të thotë se atje nuk ka larmi mendimesh, nuk ka debat. Është simptoma më e mirë të asaj që akademikët janë të ndrydhur, janë të sforcuar.
Këto zgjedhje janë një kapak i një tenxhereje, e cila brenda nuk arrin dot të ketë energjinë për të prodhuar një produkt që të jetë ai i pritshmi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fuga-kryesia-e-rizgjedhur-pergjegjese-per-kalbjen-e-akademise-se-shkencave/

Free Traffic Exchange