Ora News - Bashkia banesë, bursa e transport falas për familjen e gjyqtares Hafizi

2017-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ndërmerr një sërë iniciativash për familjen e Fildes Hafizit, pas apelit të një nate më parë në RTV Ora News. Një banesë ose pagesa e qirasë, bursa apo edhe transporti publik falas, janë mundësitë që po vlerëson Bashkia e kryeqytetit për familjen Hafizi, pas apelit publik për ndihmë.
Pas intervistës ekskluzive në Ora News me fëmijët dhe prindërit e gjyqtares Fildes Hafizi, Bashkia e Tiranës është angazhuar në marrjen e disa iniciativave për lehtësimin e kushteve të jetesës së tyre.
Skuadra e Shërbimit Social i është drejtuar banesës së gjyqtares së Shkodrës, e ekzekutuar pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti, për të biseduar me familjarët e saj, me qëllim për të bërë një vlerësim më të detajuar të situatës dhe gjendjes së tyre ekonomike.
Ora News mëson se Bashkia e kryeqytetit po vlerëson mundësinë e një shtëpie ose pagesën e qirasë për Melissën, Arlindin dhe prindërit e Fildesit.
Gjithashtu bashkia e Tiranës ka menduar ta ndihmojë familjen me mobilimin e shtëpisë, ndërsa për fëmijët e mbetur jetimë do të sigurojë bursë për të vazhduar studimet dhe mundësi transporti falas.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-banese-bursa-e-transport-falas-per-familjen-e-gjyqtares-hafizi/