Ora News – Angjeli dhe Baçe: Kundër mbylljes së Akademisë, ta reformojë Rama

2017-10-24 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Anëtarët e Akademisë së Shkencave kërkojnë që të jetë kryeministri Rama që të bëj reformën në këtë institucion të rëndësishëm të kërkimit shkencor. Anastas Angjeli dhe Apollon Baçe mendojnë se është koha për ndryshime, dhe kalim në varësi të Akademisë dhe të insitutcioneve të tjera.
Anëtarët e Akademisë së Shkencave janë dakort që ky institucion të reformohet, por thonë se i takon kryeministrit Rama që të bëjë ndyshime të tij.
Anastas Angjeli është kundër mbylljes së institucionit, një qëndrim që zoti Rama e artikuloi pëmes ndërprejes së fondeve, nëse Akademia e Shkencave nuk reformohet.
Anastas Angjeli: Nuk jam pro mbylljes dhe hapjes së ndonjë institucioni, kërkesa që bëhet për një reformim të punës shkencore kërkon një strategji të re të kërkimit shkencor në Shqipëri të cilën nuk e bën thjesht Akademia, kërkon një reformë ligjore, kërkon një reformë institucinale.
Ndërsa Apollon Baçe mendon se Rama duhet të jetë ai që të urdhërojë riformatimin e institucioneve, duke i bashkuar Akademisë së Shkencave dhe institute që kanë për qëllim kërkimin shkencor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/angjeli-dhe-bace-kunder-mbylljes-se-akademise-ta-reformoje-rama/