Ora News – Dosjet që prisnin drejtësi nga gjyqtarja e vrarë Fildes Hafizi

2017-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E hëna e 4 shtatorit ka shënuar rifillimin e punës për sistemin e drejtësisë pas pushimeve të verës. Por në Gjykatën e Shkodrës nuk do të duhet të ishte një ditë normale si gjithë të tjerat pasi ky instituticion vetëm para pak ditësh humbi një prej kolegeve, Fildeze Hafizi, e vrarë nga bashkëshorti i saj në kryeqytet. Gjyqtarja që prej më shumë se 7 muajsh shërbente në ktë instituticion sot i mungon dyerve të Gjykatës.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër mungoi një minutë heshtje apo një homazh i shkurtër a një buqetë me lule për kolegen e ndjerë Fildeze Hafizi.
38-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj në kryeqytet, duke lënë pas një krim të rëndë familjar dhe dy fëmijet jetim.
Ajo prej shkurtit të 2017-ës ishte emeruar në mbledhjen e fundit që zhvilloi Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Gjykatën e Shkodres, duke plotësuar kështu vendet vakante që kishte ky institucion.
Hafizi edhe në këtë të hënë të parë të punës pas pushimeve të verës, vijon t?i shfaqet emri në monitorin e gjyqeve, ku në 9 shtator ajo do të gjykonte dy çështje, e para për vjedhje të energjisë dhe e dyta për nxitje të urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombesive, rracave dhe e feve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosjet-qe-prisnin-drejtesi-nga-gjyqtarja-e-vrare-fildes-hafizi/