http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gudar Beqiraj zgjidhet sërish kryetar i Akademisë së Shekncave, ndërsa kryetari aktual, Muzafer Korkuti ka marrë postin e nënkryetarit të këtij institucioni.
Beqiraj mori 28 vota pro dhe 3 kundër në votimin e Asamblesë që u zhvillua në mesditë në ambjentet e Akademisë. Ndërkohë nënkryetari Korkuti u mbështet nga 27 akademikë.
Votimi u pasua nga një mesazh i ashpër nga ana e Kryeministrit Edi Rama qe e cilesoi votimin një farsë.
Meqë ?Akademia? zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t?i shkojnë universitetit për kërkim shkencor
Më herët, para votimit po nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i ka bërë thirrje drejtuesve të këtij institucioni që ndërmarrin një reformë të thellë, në të kundërt shteti nuk do të japë asnjë ?qindarkë për vijimin e punës së saj?:
Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës
Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave u denoncuan me heret dhe ne letrën publike të Akademiku Artan Fuga përmes nje letre publike. Fuga shkruante se zgjedhjet mbahen pa një garë të hapur të prezantimit të platformave për reformimin e institucionit dhe ku drejtuesit aktualë që garojnë për drejtimin e akademisë nuk kane bërë asnjë bilanc të punës së tyre.