Një javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, por shumë shkolla kanë nevojë për ndërhyrje totale pasi kushtet në to janë jashtë çdo standarti.
E tillë është shkolla 'Jorgji Dilo' në Elbasan.
Pavarësisht se ajo ndodhet në mes të qytetit, për të shpesh janë ngritur në protestë, prindër dhe nxënës, pasi në këtë shkollë ndërhyrja e fundit ka qenë vetëm ndërrimi i karrigeve, por pjesa tjetër si muret, dyert dhe dritarët janë ato të kohës së monizmit.
Për muret janë bërë disa arnime, por jo rikonstrukion normal.
Pas protestave të prindërve, Bashkia e Elbasanit me dhjetra herë është shprehur se do të bëhet ndërhyrje dhe pritet një investim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, por deri tani kjo ka qenë vetëm sa për t?i mbyllur gojën atyre që protestonin ndërsa në realite nuk është bërë asgjë.
Edhe këtë vit nxënësit do të vijojnë mësimin në shkollën 'Jorgji Dilo' e cila është edhe e rrezikshme për jetën e tyre pasi shumë tela janë të zbuluar dhe lagështira është prezente thuajse në çdo klasë.