Ekspertizë psikike për Fadil Kasemin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë për kërkesën e mbrojtësit të Fadil Kasemit për analizë psikike të tij. Një ditë pas caktimit të masës së sigurimit me burg për vrasësin 53-vjeçar të ish-bashkëshortes Fildes Hafizi, mbrojtja pretendon se Kasemi vuan nga çrregullime mendore. Ende nuk dihet nëse një kërkesë e tillë do të marrë miratimin e Gjykatës, kjo pasi nga të dhënat e policisë rezulton se 53-vjeçari, nuk kishte shfaqur shenja të çrregullimit mendor, ndërsa një tentativë e tillë bëhet për t?i shpëtuar burgut përjetë.

Sipas kreut të krimeve në policinë e shtetit, Josif Shtëmbari, Kasemi nuk ishte bërë problematik për ish-bashkëshorten 8 muajt e fundit, pasi edhe ajo vetë nuk kishte kërkuar ndihmë apo shprehur shqetësim pas lirimit të tij. Në caktimin e masës së sigurimit, Fadil Kasemi nuk dha detaje për krimin, por vetëm e pranoi atë. 38-vjeçarja Fildeze Hafizi u qëllua për vdekje sapo hipi në automjetin e saj në afërsi të sheshit ?Shtraus? 4 ditë më parë.

Free Traffic Exchange