Report TV - Vrasja e gjyqtares, KLD nis hetimet, si u gjykua Kasemi

2017-10-24 0

Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisin hetimin ndaj gjykatës së Kavajës dhe gjyqtarëve Luan Lusha, Markelin Koço dhe Eda Kajës të cilët në 2015 dënuan vetëm me tre vite burg Fadil Kasemin vrasësin e gjyqtares Fildeze Hafizi.

Burime për Report Tv bënë me dije se hetimi ka nisur dhe në sitën e kontrollit do të kalojnë të gjithë veprimet proceduriale të kryera nga gjykatësit dhe mënyra e zhvillimit të gjykimit.

Hetimet e KLD-s në gjykatën e Kavajës janë për të disatën herë pasi dhe më parë në këtë gjykatë ka patur hetime për skandale në sistemin e drejtësisë.

Nga gjykata e kavajës është kërkuar dosja e gjykimit për Fadil Kasemin ndërsa pritet që verifikimi të bëhet dhe për regjistrimin audio të këtij gjykimi.