Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën e përvjetorit të shenjtërimit të humanistes shqiptare, Bashkia e Tiranës nderoi me medaljen e ?Nënë Terezës? Fondacionin Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), e cila ndihmon fëmijët jetimë, si dhe Komunitetin Papa Giovani XXIII që ka në fokus individët ne situatë rruge.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi kontributin e këtyre dy organizatave bamirëse të cilat kanë ndihmuar njerëzit në nevojë në kapërcimin e vështirësive. ?Jam posaçërisht i lumtur sot që, ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë me medaljen e saj dy vëllezër, dy bashkëpunëtorë, dy komunitete vullnetarësh, bamirësish dhe njerëzish që me skuadrat e tyre bëjnë punë fantastike. Janë dy organizata me bazë besimi, njëra me besimin mysliman dhe tjetra me besimin e krishterë, por secila prej organizatave ka gjetur një shteg për të zgjidhur një problem?, deklaroi Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shenjterimi-i-nene-terezes-veliaj-mesazhi-i-skenderbeut-eshte-bashkimi/